Miqësia mes fotografit dhe moderatores daton shumë vite me parë, atëherë kur Arjola dhe Sonny bashkëpunonin në fushën e modelingut.
I Ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, Sonny ka përgatitur një surprizë për moderatoren. Teksa është pyetur në lidhje me modelet më të mira në Shqipëri, fotografi ka sjell nje shkrepje të shumë viteve me parë të prezantueses, duke shtuar se modelet më të mira sot janë ato që dinë të përzgjedhin dhe që punojnë me projekte serioze.
“Modelet më të mira nuk janë ato që dalin vetëm shumë shpesh, por janë ato që dalin një herë dhe godasin publikun, sepse kanë linjat, tiparet kanë karakter dhe elemente të tjera që i bëjnë të veçanta!” përfundon Sonny K. Elson.
A keni kuriozitet të shihni sesi dukej Arjola atëherë? Klikoni në linkun ë mëposhtëm: