INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonte, Champions League! Liverpool pret në

Sonte, Champions League! Liverpool pret në "Anfield Road" Bayern-in, Kloop: ''Po të isha tifoz do të blija një biletë...''

Publikuar më: 17:17 19-02-2019

Jurgen Klopp ka një ndjesi të veçantë për sfidën në Champions League. Sipas tij nëse do të ishte një tifoz, do blinte një biletë për ndeshjen e sotme.

Liverpool dhe Bayern Munich do të përballin sonte forcat me njëra tjetrën në “Anfield Road”.

“Bayern nuk ka ndryshuar shumë që nga 6 vite më parë, por ata janë më të rrezikshëm se kurrë,” tha Kloop duke shtuar se është 100% i përqendruar tek kjo sfidë me ish-rivalin e tij kryesor në Bundesligë.

Liverpool vjen me një mentalitet më të mirë në këtë ndeshje, duke kryesuar kampionatin, ndërsa 6 herë kampionët në fuqi, po hasin vështirësi në Bundesligë.

Treshja sulmues e “Të Kuqve” Sane, Salah dhe Firmino pritet që të kryejë një sulm të rrezikshëm ndaj murit bavarez, ndërkohë mungojnë Dejan dhe Fabinho të cilët do të lënë “boshllëqe” në mbrojtje.

Ndërkohë te bavarezët, Arjen Robben mungon dhe James Rodriguez pritet të luajë një rol kryesor në avancimin e sulmit përpara.

Përsa i përket sfidës tjetër Lyon- Barcelona, sytë janë të drejtuara nga Lionel Messi. Argjentinasi ka statistika të pabesueshme në Champions League, por presidenti i Lyon lëshoi një deklaratë “pikante” ndaj tij:

“Kundër nesh ai kurrë nuk ka luajtur siç duhet.” Kurse trajneri i francezëve është shprehur se nuk janë favoritët në këtë ndeshje, por ne do të japin gjithçka në fushën e lojës.

Në kampin e Barcelonës gjërat nuk duken aq të qeta. Kryesuesit spanjollë mundën 1-0 Valadolidin, pas tre barazimeve rresht në kampionat, ndërkohë Lyon mundi Manchester City-n në Champions dhe PSG në Ligën Franceze.

Barçës në këtë ndeshje do t’i mungojë Arthur Melo dhe Veermaleen në mbrojtje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551