Përfaqësuesja shqiptare, Jonida Maliqi sonte sërish do të ngjitet në skenën e Eurovisionit në Izrael. Ajo do të perfomojë e dyta në radhë në finalen e madhe të këngës. Kënga ‘Ktheju Tokës” është pëlqyer shumë, ndërsa zëri i Jonida Maliqit është cilësuar magjik e mahnitës.
Festivali nis në orën 21:00 dhe në garë janë vetëm 26 konkurrentë. Veç konkurrentëve në skenën në Tel Aviv do të ngjitet dhe këngëtarja e famshme Madonna, e cila do të performojë dy këngë.
Sonte shqiptarët jashtë kufijve mund ta rendisin vendin tonë mes më të mirëve duke e votuar Jonida Maliqin.
Suksese Jonida!
Eurovisionin mund ta ndiqni edhe online në këtë adresë: https://eurovision.tv/stream/where-to-watch?fbclid=IwAR0KU5NnqlcXWxjyDb8PF70DirRZNjAhDmWsXNisC9sw1laBh5tyWxSm2Ho