INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonte, Hëna e Re e mrekullive. Kjo është lista e gjërave që (nuk) duhet të bëni

Sonte, Hëna e Re e mrekullive. Kjo është lista e gjërave që (nuk) duhet të bëni

Publikuar më: 16:29 10-09-2018

Hëna ka një ndikim të jashtëzakonshëm në lëvizjet e Tokës, por edhe një efekt të madh në gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëjnë njerëzit gjatë “zhdukjes” së saj. Besohet që fazat e Hënës kanë ndikuar në rritjen e flokëve, në ndërtimin e gjërave të reja, kështu që duhet të bëni kujdes me gjërat që do të bëni gjatë kësaj kohe. Sa herë që është Hënë e re, astrologët këshillojnë fokus në gjërat që do të ndryshosh në këtë moment të jetës. 9 shtatori duke u gdhirë 10, këtë vit, është dita që përkon me Hënën e Re, ndaj në një ditë të tillë ndryshimet janë të rëndësishme.

Çfarë duhet të bësh?
Në këtë fazë, Hëna nuk është e dukshme për shkak se është e vendosur në mes të Tokës dhe Diellit, ndaj nuk është e këshillueshme të prisni flokët. Nuk rekomandohet si periudhë e favorshme për prerjen e flokëve, pasi kjo fazë e Hënës konsiderohet si një fazë e dëmshme, ku ndodh dobësimi i fibrave të flokëve dhe rënia e tyre.
– Bëj një listë me gjërat e reja, të cilave do t’u japësh përparësi. Nëse hyn Hëna e re, diçka e re duhet të zërë vend patjetër tek ty. Mund të blesh syze të reja, por edhe shtëpi të re.
– Pasi të kesh plotësuar listën, ndiz një qiri dhe lëre të digjet deri në fund. Nëse e ke edhe gurin e fatit, lëre pranë qiririt që digjet. Pastaj, kërkoji universit tri dëshira:
“I kërkoj universit të më sjellë dashuri në jetë”
“I kërkoj universit të më përmirësojë financat”
“I kërkoj universit të më sigurojë një pozicion të ri në karrierë …” etj.
– Ji specifike në gjërat që kërkon të arrish dhe në dëshirat që do të shprehësh.
– Përsëriti dëshirat që ke me zë të lartë tri herë. Lëri qirinjtë të digjen deri në fund. Pastaj kryqëzo gishtat dhe lutu që gjithçka ke dëshiruar të të realizohet.
– Ruaje listën ku ke shënuar dëshirat deri në Hënën e Re të muajit të ardhshëm (8 tetor), por bëj të pamundurën që t’i përmbushësh dëshirat që ke shkruar. Mund të gjesh në to disa prioritete që i ke vënë vetes në fillim të vitit.


Nuk është e sigurt që kjo lloj “magjie” funksionon, por astrologët besojnë se në 75 për qind të rasteve, ajo që ne shkruajmë në listë, ndodh,shkruan revistaclass. Ata besojnë se kjo është magji e pastër që, kur e dëshiron me gjithë zemër, realizohet. Megjithatë, me rëndësi është fakti që veprimet tona ndryshojnë çdo ditë dhe ndryshimi është një fenomen i mrekullueshëm që të gjithë e duam dhe e kërkojmë.
Dita e Hënës së Re është një ditë në të cilën të gjitha angazhimet e reja marrin tjetër kah. Në ditë si kjo, edhe mrekullitë janë të mundura.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396