INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonte luhet Izrael-Shqipëri, ja formacioni i mundshëm i kuqezinjve [FOTO]

Sonte luhet Izrael-Shqipëri, ja formacioni i mundshëm i kuqezinjve [FOTO]

Publikuar më: 09:34 11-06-2017

“Në Izrael vetëm për fitore!”

Kështu janë shprehur futbollistët kuq e zi në intervistat për shtyp para ndeshjes së rradhës me Izraelin.   Armando Sadiku duket se ka fituar balotazhin me Sokol Cikalleshin për pozicionin e sulmuesit të vetëm në skemën 4-1-4-1 në Kombëtaren shqiptare të futbollit, ku Gianni De Biasi ka krijuar idetë e qarta sa i përket rreshtimit që do të hedhë në fushën e lojës.Gjatë seancës së fundit stërvitore, tekniku i kuqezinjve ka zhvilluar një ndeshje brenda grupit, duke rreshtuar në një anë titullarët e mundshëm dhe nga ana tjetër zëvendësuesit, për të shpjeguar më mirë lëvizjet taktike që pret prej tyre.Naser Aliji pritet të jetë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Agollit, ndërsa treshja e qendrës së mesfushës pritet të jetë Kukeli, Abrashi, Memushaj, me Roshin e Hykën nga krahët. Sa i përket Sadikut, kjo është ndeshja e parë si titullar me kombëtaren që nga fitorja 2¬1 e kuqezinjve në shtator kundër Maqedonisë.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499