Sonte festivali i këngës Italiane Sanremo mbyll siparin dhe shpall fituesin e viti 2018.
Në tre netë në skenën e Arizonës është kënduar, e përtej garës është dhuruar edhe spektakël dhe shumë argëtim.
Edhe ky edicion është i veçantë sepse përtej muzikës që dhurohet në garë është edhe shqiptari Ermal Meta në bashkëpunim me Fabrizio Moto me këngën ‘ Nuk më keni bërë asgjë’.
Ndonëse mes shumë polemikash, do të pezullohet apo jo nga gara dy këngëtarët arritën të jenë në finale e madje të jenë pretendentët kryesorë për çmimin e madh. Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane që bazohen në sondazhe.
Më pas mendohet se do të renditet Annalisa.
Megjithatë sonte në darkë kur të mbyllet votimi do të mësojmë edhe fituesin e edicionit të 68- të Sanremo.