INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonte ndeshjet e Grupit C dhe D, rezultatet që i duhen Shqipërisë

Sonte ndeshjet e Grupit C dhe D, rezultatet që i duhen Shqipërisë

Publikuar më: 12:58 21-06-2016

Shqipëria pret me interesim të madh rezultatet e ndeshjeve të fundit në Grupin C dhe D në “Euro 2016”.

Grupi B nuk solli rezultate të favorshme për Shqipërinë, por sot zhvillohen ndeshjet në dy grupe tjera, C dhe D, me shumë interes për të.

Anglia nuk fitoi 3:0 ndaj Sllovakisë dhe kjo e fundit arriti bilanc më të mirë se ekipi kuqezi, në garë për kualifikim nga skuadrat me bilancin më të mirë në pozicionet e treta.

Fokusi kryesor do të jetë tek Gjermania në Grupin C që duhet ta mposhtë Irlandën e Veriut me katër gola, në mënyrë që kjo e fundit të mbetet prapa ekipit të Gianni de Biasit për nga golavarazhi. Në takimin tjetër Polonia do të luajë kundër Ukrainës së eliminuar.

Në Grupin D, Spanja do të luajë kundër Kroacisë në duelin e dy skuadrave të para që kanë nga gjashtë, përkatësisht katër pikë. Por me interes për Shqipërinë është takimi mes Republikës Çeke dhe Turqisë.

Çekët nuk duhet të fitojnë ndaj Turqisë, përndryshe do të arrijnë bilanc më të mirë se Shqipëria. Kurse barazimi nuk i prish punë kombëtares shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924