Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata e parë e gjysmë finale e festivalit “Kënga Magjike” dhe këtë vit kemi shumë risi. Përkrah moderatorit Ardit Gjebrea, do të jenë edhe Bes Kallaku dhe aktori tjetër i humorit Erion Isai, batutat e të cilëve me siguri nuk do të mungojnë.
Besi është shumë i lidhur me gjyshen e tij, ose siç e quan ndryshe “Ija” dhe kjo e fundit nuk mund të mos i jepte bekimin nipit të tij, por sigurisht që është kujdesur dhe për “syrin e keq”.
Që të mos ia marrin më sysh nipin, ajo i ka dhënë Besit një shportë të madhe me hudhra që të largohet syri i keq. Ka qënë vetë që aktori ka postuar videon në Instagram duke qeshur e duke treguar shportën e madhe me hudhra.