Sot, Shqipëria do të luajë kundër Bosnje Hercegovinës, ndeshje e vlefshme si miqësore. Pas humbjes 2-0 kundër Italisë, trajneri De Biazi po përgatit formacionin që do të hedhë në fushë kundër boshnjakëve. Me shumë gjasa këtë herë italiani do të luajë me dy sulmues, me një skemë 4-4-2.
Në portë pritet ta nisë titullar, Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj – Veseli – Ajeti – Agolli. Në mesfushë do të jetë Roshi – Memushaj – Kukeli dhe Hyka. Ndërsa majën e sulmit do ta udhëheqin Sadiku me Cikalleshin. Ky takim është përcaktuar të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.