INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonte, Superkupa e Europës, Reali pa 4 titullarë ndaj Sevillias [FOTO]

Sonte, Superkupa e Europës, Reali pa 4 titullarë ndaj Sevillias [FOTO]

Publikuar më: 10:23 09-08-2016

Dhimbje koke për trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane, para Superkupës së Europës. Francezi nuk do të ketë në dispozicion 4 lojtarë formacioni për sfidën e sotme ndaj Sevillës.

Reali do të jetë pa Cristiano Ronaldon, Gareth Bale, Toni Kroos, Pepe, ose me fjalë të tjera, pa gjysmën e skuadrës e cila i solli “galaktikëve” Championsin e 11 në muajin maj.

Në dyshim është edhe sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili ka një problem në ije. Dhimbjet e mbajtën në stol në dy ndeshjet e para miqësore të skuadrës madrilene që zhvilloi në SHBA, atë kundër PSG-së dhe Chelseat. Sa i përket mbrojtësit portugez Pepe, ai do t’i bashkohet skuadrës më 10 gusht, pasi luajti në finalen e Europianit.

 

Sevilla ka shpenzuar 56.2 milionë euro, nëntë lojtarë të rinj, nga pesë liga të ndryshme, plus Emery. Ekipi që fitoi “Europa League” kundër Liverpool ka marrë katër elementë me shumë vlera (Krychowiak, Coke, Banega dhe Gameiro), por klubi në merkaton e kësaj vere.

Real Madridi pritet të luajë me formacionin që mundi Bayern Munich në New Jersey, me Morata në sulm dhe një përqendrim të fortë të mesfushorëve pas tij. Finalja e Superkupës së Europës do të luhet në Norvegji, para një publiku neutral.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021181106567383