Shifra të çmendura për një rol që është kthyer në ikonë.
Agjenti 007 peshohet gjithmonë në ar, jo vetëm në fitimet e përhershme marramendëse në box office, por edhe për pagesat e aktorëve respektivë. Kështu i ka ofruar britanikut Daniel Craig bukurinë e 150 milionë paundëve për të mbajtur lart emrin e James Bond në dy filma të tjerë. Radar Online raporton se Sony është e dëshpëruar që të sigurojë sërish shërbimet e 48 vjeçar ndërkohë që kërkojnë një pasardhës më të ri, që si pasojë të jetë dhe më jetëgjatë në këtë rol. Emrat e spekuluar kanë qenë të shumtë, por të marrësh kostumin e James Bond duket se nuk është diçka që mund ta bëjë kushdo.