INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sony është shumë pranë daljes nga biznesi i smartphonëve. Zbuloni pse

Sony është shumë pranë daljes nga biznesi i smartphonëve. Zbuloni pse

Publikuar më: 11:05 31-07-2018

Sony është një ndër ato markat që dikur ishin ndër më elitaret. Së bashku me kompani si HTC dhe LG zhvilluan botën e smartphonëve Android që përpra se Samsung ta konsideronte mjaftueshëm të mirë sistemin sa për ta instaluar në smartphonët e vet.

Sot Sony dhe HTC janë kompanitë me rënien më të frikshme që kemi parë ndonjëherë. HTC është gati për të mbyllur sektorin e vet të smartphonëve dhe nuk deklaron shifra të sakta shitjesh, por dihet që ka humbur mbi 80% të tregut që kishte. Sony është në të njëjtën situatë. Për HTC problem janë kompanitë kineze, kurse për Sony është Apple. Gjigandi japonez është mposhtur thellë në vetë vendin e origjinës, pasi në Japoni Apple ka rreth 60% të tregut.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Sony ka shitur rreth 2 milionë smartphone në këtë 3 mujor dhe pritet që të shesë 9 milionë këtë vit, nga 13.5 që shiti vitin e kaluar. Edhe pse jam pro zhvillimit të teknologjisë dhe më shumë rivaliteti në treg, rënia e disa kompanive historike është e dhimbshme dhe për mua.sony_and_htc.jpg

 

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.003648042678833