Ditët e fundit ne përdorim smartphonët tanë për gjithçka. Një herë e një kohë njerëzit paguanin shumë për të blerë aparate fotografike të cilët veç shkrepnin foto, por sot kamera e një smartphone ofron shumë më shumë.
Sony është përmendur në artikujt e kaluar si prodhuesi më i madh i kamerave. Sot gjithçka vazhdon që të jetë njësoj dhe gjigandi japonez i teknologjisë ka gati një kamera të re të paarritshme.
Sensori në fjalë do të jetë më i fuqishmi që keni parë ndonjëherë në një smartphone. Ai do të ketë një madhësi fotoje prej 48 Mega Pixel dhe do të zërë po aq vend sa kamerat e sotme të një iPhone.
Cilësia e kësaj lenteje është tmerrësisht e lartë dhe fuqia zmadhuese optike është e paarritshme po ashtu. Sensori do të kushtojë 27 dollarë, prandaj vetëm smartphonët më të mirë do të jenë të pajisur me të.
Për më tepër shikoni se si krahasohet kjo kamera me paraardhësen e vet: