“O Zot, Britney Spears është viktima e fundit e 2016-ës?”
Me këto fjalë e hap artikullin e saj një sajt i huaj i cili i bazuar në lajmërimin që ishte bërë në llogarinë zyrtare në Twitter të Sony Music, sipas të cilëve këngëtarja kishte vdekur aksidentalisht, shpalli vdekjen e saj.
Por gjithçka u sqarua më pas nga TMZ sipas të cilëve lajmi për vdekjen e 35 vjeçares nuk ishte aspak i vërtetë. E vërteta e vetme ishte se llogaria e Sony Music në Twitter ishte hackuar të hënën në mëngjes.
Kështu u qetësuan edhe fansat e këngëtares të cilët u tmerruan nga ai lajm i tmerrshëm.
Ndërkohë këngëtarja 35 vjeçare nuk ka reaguar drejtpërdrejt, por menaxheri i saj ka konfirmuar se ajo është mirë. Grupi i hakerave OurMine ka marrë përgjegjësinë për postimin e pa vërtetë.