INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sony prezanton një seri të re kamerash kompakte 4K

Sony prezanton një seri të re kamerash kompakte 4K

Publikuar më: 14:57 04-09-2018

Sony prezantoi një seri të re kamerash kompakte javën e kaluar me aftesi te pabesueshme zmadhimi, duke shkuar nga 24mm ne 720mm. Nuk janë Sony-t e para kompakte të cilat kane këtë gamë zmadhimi, por këtë vitë shtohet kualiteti  4K dhe touchscreen.

Instagram Banner

Modelet e reja, HX99 dhe HX95, kanë pothuajse madhësinë e një iPod vetëm më të trasha dhe peshojne rreth gjysmë kile. Kjo është pothuajse e njëjtë me kamerat RX100 të Sony, por ka një ndryshim kritik: RX100 përdor një sensor më të madh të imazhit prej një inç, ndërsa këto kamera kanë një sensor 1 / 2.3-inch, që është disi më i vogël. Kjo do të thotë një zvogëlim i cilësisë së imazhit, por gjithashtu lejon hapësirën e madhe të zmadhimit të kamerës

Kjo do të thotë se nëse po kërkoni një aparat fotografik kompakt, por nuk doni të shpenzoni në rangun prej $ 1,000 për kamerat e fundit RX100, linja HX e Sony duket më shumë se nje alternativë. Të dy kamerat duhet të fillojnë shpërndarjen në Evropë këtë tetor, me HX95 që do te kushtoje  500 euro, ose rreth 580 dollar, dhe HX99 për 520 eruo, ose rreth 604 dollar.

Më shumë në këtë kategori: « LG G7 zbret në IFA2018 [FOTO]
»
Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266