Sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho, një emër i njohur në teatrot operistike botërore, do të luajë për të 256-n herë “La Traviaten” e famshme të Verdit. Shfaqje do të ndiqet live në të gjitha kinematë botërore mbrëmjen e 30 janarit.
Ylli i operistikës ndërkombëtare, e risjell këtë shfaqje për publikun në mbarë botën, si një ndër etalonet më të çmuara të muzikës klasike.
Jaho njoftoi se mbrëmjen e 30 janarit, “La Traviata” do të shfaqet live në të gjitha kinematë botërore.
Ermonela tashmë është një Violete, një emër që personifikon atë dhe karrierën e saj.
“La Traviata” është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos.
Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim.