INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Soreca e sheh reformën zgjedhore si pikënisje të dialogut

Soreca e sheh reformën zgjedhore si pikënisje të dialogut

Publikuar më: 10:57 13-09-2019

Reforma Zgjedhore mund të jetë një temë që mund të ulë palët në dialog. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot çështja specifike nga ku opozita jashtë parlamentare dhe maxhoranca mund të nisin diskutimet është reforma elektorale.

“Ju e dini që ne ju kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta e të shumta thirrjet për dialog muajt e fundit. Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore”, tha ai.
Në vijim, Soreca propozoi që kjo reformë duhet të jetë në përputhje më standardet ndërkombëtare.
“Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe e nevojshme pasi do të sillte një gjë që ishte shumë e rëndësishme edhe për qytetarët, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”, shtoi diplomati. “Çelja e negociatave do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut dhe më lejoni të them që 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të bëhet shtat anëtar i BE. Këta janë 91% e qytetarëve shqiptarë që i përkasin të gjithë spektrit politik në Shqipëri që do të thotë që të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog”, deklaroi ambasadori i BE.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766