INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Soreca ende me shpresa, kërkesë palëve të nisin dialogun

Soreca ende me shpresa, kërkesë palëve të nisin dialogun

Publikuar më: 15:57 26-03-2019

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, duket se ende mban shpresa që palët politike do të nisin dialogun para se institucionet e Brukselit të marrin vendim për negociatat në muajin qershor.

Në një postim në Twitter, Soreca i kërkon palëve politike të dalin mbi dallimet partiake dhe të angazhohen në dialog për interesat e popullit. "Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për t'u bërë deri në qershorin e ardhshëm. Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t'u angazhuar në dialog, për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë të lëvizë drejt BE-së", shkruan kryediplomati BE në Tiranë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285