INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Soreca tregon si mund të zgjidhet kriza politike

Soreca tregon si mund të zgjidhet kriza politike

Publikuar më: 09:33 07-05-2019

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka treguar dy rrugë për zgjidhjen e krizës politike në vend. Këto dy rrugë nuk parashikojnë ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar por zgjidhje vetëm përmes kompromisit. Sipas tij, ekziston një urë që mund të takojë krerët e partive. “Është koha që partitë politike të këtij vendi të gjejnë një kompromis. Kultura e kompromisit nuk është medoemos tipike për këtë vend; ajo duhet të bëhet një moment ku takohen interesat. Gjithkush duhet të bëjë një hap përpara. Ka një urë diku dhe unë jam i sigurt, se ekziston një mënyrë për ta kaluar këtë urë dhe për të siguruar që të gjendet dialogu. Kjo është në interes të shtetasve shqiptarë që duan që ky vend të ecë përpara”, është shprehur ambasadori në një intervistë për Deusche Welle. 

Presioni ndërkombëtar ndaj krervë politikë të vendit ka rënë javët e fundit. Javën e shkuar pati një angazhim nga aleatët e Bashës për tryezë dialogu. Presidenti Meta deklaroi se do të intensifikonte përpjekjet për t’i takuar palët por kjo ende nuk ka ndodhur.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715