INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sorry Baby! Një tjetër rekord për Bieber

Sorry Baby! Një tjetër rekord për Bieber

Publikuar më: 18:22 15-05-2016

Justin Bieber njihet ndryshe edhe si “njeriu i rekordeve” në Youtube, sepse është këngëtari i parë që ka siguruar më shumë se dy miliardë shikime në faqen e shpërndarjes së videove, dhe videoklipi i këngës së tij, “Boyfriend”, është shikuar tetë milionë herë vetëm brenda 24 orësh.

Kënga “Baby” e bëri atë të famshëm në mbarë botën, dhe e shndërroi në adoleshentin më të dashur për të gjithë femrat.

Kjo këngë, ishte më e shikuara e tij, derisa këtë rekord e theu “Sorry”. Ndoshta as vetë Justin nuk e kishte menduar se kjo këngë e publikuar vetëm disa muaj më parë, do të bëhëj më ë shikuar se “Baby” në vëtëm pak muaj.  Hiti i tij “Sorry” numëron, 1,382,598,664 shikime, rreth 10 milionë, më shumë se “Baby”. 

Article Logic
Execution time: 0.0033669471740723