Mesa duket Kylie Jenner e ka hedhur shumë shpejt prapa krahëve ndarjen nga Tyga! Bukuroshja amerikane është parë në festivalin më të madh muzikor në botë, Coachella, në shoqërinë e reperit Travis Scott. Jenner dhe Scott, i cili performoi në Coachella të premten, kanë arritur aty rreth orës 2:45 të mëngjesit dhe shkuan së bashku drejt zonës VIP.
“Kylie dhe Travis shkuan drejt një tavoline private, ku aty iu bashkuan miq të tjerë dhe shijuan muzikën e deejay-t”, u shpreh një burim për People.
“Pas pesë minutash, Travis u largua nga tavolina dhe më pas Kylie shkoi pas tij”.
Për çiftin në fjalë kanë qarkulluar thashetheme për një lidhje të mundshme që pas ndarjes nga Tyga. A thua është diçka thjesht për të bërë Tyga-n xheloz? Të vërtetën do e marrim vesh më vonë.