Dy anije peshkimi në Durrës kanë humbur kontaktet me Kapitenerinë që prej pasdites të së martës.
Anijet janë të flotës së peshkimit të Durrësit dhe emrat e tyre janë Çelepia dhe Qamili.
Ato kanë qenë me ekuipazh të plotë me nga 3-4 persona brenda. Kapiteneria thotë se që prej pasdites së djeshme anijet nuk kanë pasur më asnjë komunikim me radio me autoritetet portuale.
Mësohet se kanë nisur kërkimet, por ende nuk ka asnjë sinjal prej dy anijeve të peshkimit.