Në organikën e tejmbushur të trajnerit të Milanit, Montella, tani do të ketë një futbollist më pak.
Bëhet fjalë për argjentinasin Jose Sosa, i cili ka pranuar transferimin te ekipi turk i Trabzonspor.
Milani do të arkëtojë një shumë prej 6 milionë eurosh për kartonin e Sosa, ndërsa vetë mesfushori do të përfitojë 5 milionë euro për tre sezone.
Kështu Sosa rikthehet edhe një herë në kampionatin turk, pasi deri në verën e 2016-ës, aktivizohej për Besiktas, nga ku u largua për të qëndruar larg problemeve social-politike të Turqisë.