INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot ajo na “zgjidh hallet”, por ja si dukej Eni Çobani nuse [FOTO]

Sot ajo na “zgjidh hallet”, por ja si dukej Eni Çobani nuse [FOTO]

Publikuar më: 18:30 30-01-2018

Juristja e njohur, pedagogia dhe njëkohësisht edhe drejtuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq” te e “E Diela Shqiptare”, Eni Çobani, para pak ditësh ka festuar përvjetorin e martesëns, të 20-in. Në këtë ditë speciale për të dhe për bashkëshortin e saj, Avenir Shehu, Çobani zgjodhi ta urojë të shoqin nëpërmjet një postimi në Instagram, ku bashkëngjitur një fotoje shkruan: “Si sot 20 vjet më parë i thamë njëri-tjetrit ‘Po’ dhe sigurisht që vitet treguan që jeta është dhe bëhet e bukur, kur ti ke në krah njeriun e duhur. Paçim jetë e gëzofshim sa më shumë si këto ditë Ave”.

E për të rrëfyer këtë histori dashurie, Eni Çobani ishte e ftuar te “Rudina” ku ajo ka folur për historinë e saj të dashurisë me partnerin, Avenir që nga njohja në ambjentet e Fakultetit të Drejtësisë e deri te martesa. 

Eni tregoi si janë njohur të dy në vitet ’96-të, kur Eni ishte pedagoge në Fakultetin e Juridikut, ndërsa Aveniri që kishte përfunduar fakultetin e inxhinierisë, donte t’i futej juridikut dhe kërkoi ndihmën e saj në formë ngacmimi, por që përfundoi në dashuri.

Ajo kishte sjellë edhe disa foto dhe video me pamje nga dita e saj më e lumtur teksa u shpreh se kjo video është ruajtur me fanatizëm.

collageeni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166