"Big Brother Kosova" ka disa ditë që ka nisur sezonin e dytë dhe ja ka dalë të tërheqë vëmendjen e njerëzve, falë personazheve interesantë dhe dinamikave e debateve që po nisin, ndërkohë që mesa duket mes banorëve paska edhe "drama" të fshehura që publiku ende nuk i di, por sigurisht, mund t'i mësojë nga mediat.
Po flasim për dy konkurrentë, Ylli Dervishi aka Buci, i cili për ju që nuk e dini është biznesmen i njohur dhe organizues i "Unum Festival" dhe Ledi Vokshi, po ashtu buissneswoman dhe trajnere motivuese, të cilët mesa duket nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin, por kanë pasur një histori dashurie bashkë.
Kështu, sipas disa mediave rozë në Kosovë, Buci dhe Ledi kanë qenë në një lidhje, madje kanë bashkëjetuar, derisa vendosën që t'i japin fund, teksa kjo histori nuk është e njohur për publikun.