Moti i kthjellët por i ftohtë do të mbizotërojë gjatë paradites dhe mesditës, por gjatë pasdites në zonat lindore do të shfaqen vranësira. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -9ºC deri në 02ºC, në zonat e ulëta nga -3ºC në 08ºC dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 10ºC.
Era do të fryejë me shpejtësi 55km/h në drejtim verior-verilindor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.