Sot është dita më e shkurtër e vitit, ku dielli zgjat vetëm 7 orë e 49 minuta. Ndërsa duke nisur nga nesër dita do të jetë më e gjatë. Ky moment festohet nga paganët. Ata ishin në mesin e mijëra njerëzve që festonin, përpara se dita të zgjatej përsëri. Paganet dilnin me veshje të trashgimisë mesjetare për të festuar solsticin. Por dita e nesërme do të sjellë zhvillime edhe në Polin e Veriut. Temperaturat atje do të jenë te Enjten 10 ° C më të larta sesa ato normale. Temperaturat në Arktik do arrijnë në nivele "ekstreme" për herë të dytë e për të dytin vit radhazi në muajin dhjetor, ato do jenë alarmante. Të dhënat kompjuterike parashikojnë se, vetëm tre ditë para Krishtlindjeve, temperaturat në Polin e Veriut mund të arrijë në një pikë të rrezikshme atë të shkrirjes,ato pritet të shkojnë mbi 0 ° C (32 ° F). Ngrohtësia është rezultat i një stuhie që do të gllabërojë djerrinat në Arktik duke u shtyrë në lindje të Grenlandës. Parashikimet evropiane të motit vlerësojnë se stuhia do të jetë shumë intensive, me presion rreth 945 milibar, e ngjashme me forcën e tre stuhive. Sipas shkencëtarëve, zvogëlimi i akullit në lindje të detit nordik lejon ajrin e ngrohtë të rrjedhë në drejtim të papërmbajtshëm drejt polit.