INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot ditë zije në Selenicë në nder të 8 viktimave të masakrës së 10 Gushtit

Sot ditë zije në Selenicë në nder të 8 viktimave të masakrës së 10 Gushtit

Publikuar më: 08:47 13-08-2018

Këtë të hënë në Selenicë mbahet ditë zie. Masakra me 8 viktima në fshatin Resulaj të Vlorës, tronditi jo vetëm qytetin bregdetar por të gjithë Shqipërinë. Vendimi për ditë zie u mor nga Këshilli Bashkiak i Selenicës në nder të viktimave të vrarë. Vendimi është marrë në mbledhjen emergjente të Këshillit Bashkiak, ku me propozim të bashkisë janë miratuar dy projektvendime. Këshilli Bashkiak i ka miratuar në unanimitet vendimet, ku shpalli të hënën ditë zije si dhe vendosi të ndihmojë me 12 milion lek familjet e viktimave.
Tre ditë më parë, pasditen e së premtes, lajmi i kobshëm për vrasjen e 8 pjesëtarëve të fisit Zykaj bëri jehonë jo vetëm në mediat vendosa por dhe ato ndërkombëtare. Ndërkohë sot në mesditë, në orën 11:00 Ritvan Zykaj do të dalë përballë Gjykatës ku do të njihet me masën e arrestit për krimin makabër.
Ndërkohë autori i vrasjes së 8 personave pasditen e së premtes në Resulaj të Selenicës, në Vlorë, u kap mëngjesin e së shtunës nga forcat e policisë, pas disa orëve kërkimi dhe ndjekjeje, në rrethinat afër këtij fshati.

Article Logic
Execution time: 0.0038251876831055