INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot ditëlindja e Shën Terezës

Sot ditëlindja e Shën Terezës

Publikuar më: 08:03 26-08-2018

Sot është ditëlindja e Shën Terezës. Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Tereza ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup.
Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Mesazhet e saj kanë qënë shumë të qarta n.p.m vargjeve.
Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997.
Për vlerat e saj Nëna Tereza nga Kisha e Shenjt në Vatikan, u shpall Shën Tereza. Ende nuk dihet nëse në këtë ditë do të ketë ndonjë aktivitet për nder të saj.

Hymni i Jetës
Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.
Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.
Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.
Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.
Jeta është jetë, mbroje.

Article Logic
Execution time: 0.0039248466491699