INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot është bashkëshortja e një prej meshkujve më të pasur, por ja si u njoh Emina Çunmulaj me miliarderin Sam [FOTO]

Sot është bashkëshortja e një prej meshkujve më të pasur, por ja si u njoh Emina Çunmulaj me miliarderin Sam [FOTO]

Publikuar më: 21:03 13-10-2018

Edhe pse sot është ndër modelet më të famshme shqiptare nëpër botë, ajo gjithmonë është shprehur krenare për origjinën e saj

Emina Çunmulaj është një nga modelet shqiptare më të famshme në botë. Ajo ka pozuar për një sërë kopertinash, ka marrë pjesë në shumë sfilata të rëndësishme, por kurrë nuk ka mohuar prejardhjen e saj.

Ajo gëzon një marrëdhënie shembull e cila reflektohet edhe në postimet që bën në rrjetet sociale. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” tregoi se si është njohur miliarderin iranian Sam Nazarian, bashkëshortin e saj. Kureshtja ishte e madhe nga të gjithë dhe kështu ajo zbuloi se janë njohur në ishujt e Karaibeve.

“Isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Ndërsa burri ishte me një grup shoqërie. Në tavolinën e burrit në restorant ishte një stiliste që punon në një shtëpi mode, njiheshim, erdhi dhe më takoi. Ishte dita pas vitit të ri. Më pyeti çfarë po bëni. I thashë po flasim për dëshirat që kemi për vitin e ri. Dëshira ime ishte të gjeja dikë që t’ja jepja zemrën se isha beqare prej vitesh. Isha 24 vjeç. Ajo më tha hajde ta prezantoj një djale, jo i thashë unë se jam me familjen e shokut. Po çoheshin ata nga tavolina dhe shoh këtë djalin pra burrin që ishte 2 metra. U kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek. I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi rradha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrëmbërova fytyrën. Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djath’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë. Pastaj pjesa tjetër është histori”, tregoi Emina.

eminaa-780x439.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773