INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot është “e premtja e zezë”, ja çfarë parashikohet për shenjën tuaj të HOROSKOPIT!

Sot është “e premtja e zezë”, ja çfarë parashikohet për shenjën tuaj të HOROSKOPIT!

Publikuar më: 19:28 13-04-2018

Besoni në të premtën e zezë?!

Thuhet se shumë veprime nuk duhen bërë ditë të premte sepse është ters ose “nuk është mirë”. E premtja konsiderohet si ditë ters nga shumë individë, por zbuloni çfarë parashikohet për shenjën tuaj të horoskopit
DASHI

Jo vetëm që është e premtja e 13-të, por edhe Merkuri mbrapa është duke prekur shumë sfera në shenjën tuaj. Kjo mund të shkaktojë disa komplikacione shtesë dhe aksidente. Por nuk është e gjitha e keqe: Ju gjithashtu do të jeni të rrethuar nga një ndjenjë të fortë besimi tek vetja. Kjo është një kohë e mirë për të menduar për disa ndryshime serioze për veten tuaj.

DEMI

Si një Dem, ju nuk keni pse të shqetësoheni kur bëhet fjalë për fat të keq këtë javë. Kjo është një kohë vërtet e mirë për marrëdhëniet tuaja, platonike ose romantike. Përfitoni nga energjia e mirë që të kaloni kohë me të dashurit tuaj dhe të ndjeheni të motivuar nga ata – mund t’ju japin shtytjen për të cilën keni nevojë gjithë këto kohë.

BINJAKËT

Ju jeni në një vend të mirë sot dhe do të ndiheni të përkrahur, të motivuar dhe të fuqizuar. Harrojeni fatin e keq – kjo është një kohë e mrekullueshme për të bërë një ndryshim, për të mbështetur ata që doni dhe për të mësuar diçka të re për veten tuaj. Kjo është koha e përkryer për të bërë disa ndryshime të mëdha pozitive, prandaj mos lejoni që supozimet përreth të premtes së 13-të të vijnë tek ju.

GAFORRJA

Shanset janë të mira që ju keni ndjerë energji negative kohët e fundit, dhe ju mund të mendoni se e premtja e 13-të do ta bëjë atë më keq. E keni gabim! Kjo do të jetë një ditë e mirë për ju personalisht dhe marrëdhëniet tuaja në punë. Sot është një ditë e mrekullueshme për t’i kushtuar vëmendje asaj që dëshiron zemra juaj dhe të përqëndroheni vetëm aty.

LUANI

Për ju të shenjës së Luanit, kjo e premte e 13-të ka të bëjë e gjitha me punën. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të shqyrtuar ndjenjat tuaja rreth punës dhe për të mësuar më shumë. Ju do të ndjeheni të mbështetur dhe pozitiv, që do të thotë që mund të dëshironi të merrni një projekt apo angazhim të ri. Kushtojini vëmendje rutinës tuaj të përditshme për të gjetur diçka që ju ndihmon duke ju dhënë një ekuilibër më të mirë në punë dhe në jetë.

VIRGJËRESHA

Të premten e 13-të, ju do të doni të rrethoheni me njerëz që doni, ose me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni më të mirë. Ju mund të kuptoni sot se keni mundësi të bëni diçka të re dhe emocionuese dhe kjo është një kohë e mirë për të përmirësuar diçka dhe për t’u lidhur me të tjerët. Kjo mund të jetë vërtetë një ditë e dobishme për ju.

PESHORJA

Ndërkohë që sot nuk duhet saktësisht të prisni fat të keq, mund të gjeni se keni probleme me komunikimin me partnerin tuaj ose personin më të afërt me ju. Por gjithashtu mund të presësh që kjo të jetë një ditë e mirë për të shqyrtuar së çfarë nuk shkon siç duhet në jetën tuaj dhe të kuptoni se cilat synime vërtet dëshironi të arrini. Kjo është një kohë e mirë për të provuar diçka të re dhe për të zgjeruar horizontet tuaja.

AKREPI

Akrepë, ju keni vendosur të keni një ditë super krijuese dhe ndonëse mes perceptive – emocionet tuaja do të jenë edhe më intensive sesa zakonisht. Kjo është një ditë e mirë për të lënë gjërat që nuk ju shërbejnë dhe për t’i mbushur mendjen vetes për ata që ju interesojnë, duke lënë pas të tjerët. Është mirë që të përqendroheni në një projekt të ri, të punoni në diçka emocionuese ose të përdorni mendimet tuaja për të mirë.

SHIGJETARI

Kjo është një ditë shumë fuqizuese për ju, pasi do të ndjeni një presion pak më pak se sa keni ndier kohët e fundit. Ju gjithashtu do të ndiheni më të motivuar për të bërë një ndryshim të domosdoshëm dhe për të arritur për të gjitha qëllimet tuaja. Kjo është një kohë e mirë për të shqyrtuar idetë e vjetra, mësimet që keni marrë nga ato për të arritur kështu tek një ide e re dhe më e mirë. E vetmja gjë e keqe? Ju mund të merreni me disa situata financiare të pafatme sot.

BRICJAPI

Kjo është në të vërtetë një ditë e mrekullueshme për ju dhe shoqërinë tuaj pasi është një kohë kur duhet të mbështeteni te miqtë dhe të dashurit, por gjithashtu t’i ndihmoni ato me çdo gjë që ata kanë nevojë. Kjo është një kohë e mirë për çdo lloj marrëdhënieje, prandaj përfitoni nga kjo. Ju do të gjeni se mund të shprehni veten më mirë sot dhe mund të rastisni në një situatë që do ju ndihmojë edhe për të ardhmen.

UJORI

E premtja 13 prillit për ju do të jetë një ditë plot besim. Ju do të ndiheni të vlerësuar dhe të motivuar për të bërë gjërat. Ju gjithashtu mund të ndjeheni më praktik dhe pozitiv. E vetmjagjë e keqe? Marrëdhëniet tuaja, sidomos ajo romantike, mund të jetë paksa e paqëndrueshme sot. Mundohuni të përqendroheni në diçka tjetër në mënyrë që mos të krijoni debat.

PESHQIT

Do të ndiheni ekstra emocional sot, gjë që mund të jetë ose e mirë ose e keqe, këtë e vendosni ju. Duhet të përqëndroheni në gjetjen e një mënyre pozitive për të shprehur emocionet tuaja. Kjo është një kohë e mirë për të bërë disa lidhje të dobishme me njerëz të rinj ose me miqtë ekzistues. Lejo që ti të ndihesh i fuqizuar dhe i sigurt në këtë ditë, kjo do ju ndihmojë shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0020198822021484