INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot është ndarë, por shihni si ishte dasma “e blinduar” e Jonida Maliqit. Këta ishin Vip-at që morën pjesë [FOTO]

Sot është ndarë, por shihni si ishte dasma “e blinduar” e Jonida Maliqit. Këta ishin Vip-at që morën pjesë [FOTO]

Publikuar më: 21:20 21-09-2017

Pas 17 vitesh sëbashku, Jonida Maliqi dhe ish-bashkëshorti I saj Gent Prizreni nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe e kanë çuar zgjidhjen e martesës në Gjykatë. Jonida është një ndër personazhet e njohur e cila ka preferuar gjithnjë të një profil të ulët publik sa i takon jetës së saj private, duke e ruajtur atë gjithnjë me fanatizëm, ku mjafton të kujtojmë dasmën e blinduar. Dhe lidhur me këtë, GSH.al është bërë nostalgjike duke risjellë në kujtesë dasmën e blinduar të Jonida Maliqit.

Dasmë luksi dhe sigurie.
Nuk mund të ndodhte ndryshe në martesën e Jonida Maliqit, e cila ishte përpjekur ta fortifikonte në maksimum dasmën e saj. Hermetike ndaj shtypit dhe medias, por Bluetooth arriti të zhbironte edhe aty ku gjendeshin mjaft roje sigurie. Ndërsa afroheshe për tek Hotel Tirana ditën e enjte mbasdite vëmendjen ta tërhiqte salla Pergola, e veshur e gjitha me të bardha. Kafeneja e katit të parë të hotelit ishte e mbushur e gjitha me persona VIP. Të gjithë duke pritur orën 19:30, momentin kur startonte dasma. Lule dhe dhurata pafund për çiftin. E ndërkohë që sapo hyjnë në sallën e dasmës rojet, që kërkojnë ftesën. Pastaj turma e njerëzve zhduket, kur e privilegjuara, nusja nis parakalimin me babain e saj. Të gjithë sytë i kanë tek ajo. Bashkëshorti, Genti që e pret buzagaz dhe ritualet e rastit.

Nusja
Ajo ishtë e qeshur, ndryshe nga nuset e zakonshme kur edhe u duhet të lotojnë. Kalon duke përshëndetur me një buzëqeshje miqtë, e ndërsa babai e saj “e dorëzon” tek Genti duartrokitjet nuk pushojnë, aparatet fotografikë të miqve po ashtu. Shkëmbejnë unazat dhe vjen radha e tortës, pastaj një tjetër puthje. Menjëherë pas riteve miqtë afrohen ta urojnë. Dhe sigurisht çifti Nina dhe Avni Mula janë të parët, që urojnë çiftin e sapomartuar. Më pas kolegë të tjerë këngëtarë, muzikantë, regjisorë, Pali Kuke, Aurela Gaçe, Sajmir Çili e me radhë miqtë e tjerë. Pastaj vijnë fotot. Të gjithë duan të kenë një foto kujtim me Jonidën nuse.

Atmosfera
Një dasmë aspak tradicionale shqiptare. Më së shumti i ngjan atyre që kemi parë në filmat hollivudianë. Gjithçka me finesë. Në tavolinat e mbushura me kokteje të ndryshme mbizotërojnë lulet e bardha, më tej qirinj po ashtu të bardhë. Çifti që me gotën e shampanjës shkon tek të gjithë miqtë me radhë për t’i falënderuar. E ndërkaq zyrtarizmat mbarojnë. Muzika nuk është më e qetë, por bëhet më alegro. Të gjithë kërcejnë, këndojnë, pinë, takohen me njëri-tjetrin, bisedojnë. Ora një pas mesnate ka shënuar fundin e kësaj ceremonie, ndërkohë që sot pritet të zhvillohet festa me familjet e përbashkëta të çiftit.

Propozimi për martesë
Në muajin maj të 2007-ës, Jonida Maliqi u zgjodh nga “Geraldina Sposa” për të qenë imazhi i saj VIP për atë vit. Pas sfilatave të modeleve përkatëse, në fund doli Jonida e veshur nuse. Të gjithëve u pëlqeu mjaft, dhe petku i nusërisë sikur do ta lajmëronte që do ta vishte vitin tjetër, por këtë herë në jetën reale dhe jo për sfilim. Më shumë nga të gjithë të tjerët u mrekullua i fejuari i saj, Genti, i cili vetëm pak ditë pas sfilatës i bëri të dashurës së tij të zemrës propozimin për martesë, në mënyrë mjaft emocionuese dhe elegante.

Unazat
Unazat nuk i përkasin atij rrethit tradicional që jemi mësuar të shohim gjithmonë. Si Jonidës ashtu edhe Gentit gjithmonë u ka pëlqyer që të kenë diçka ndryshe nga e zakonshmja, duke dashur gjithmonë të qëllojnë në shenjë me preferencat e tyre. Unazat që çifti zgjodhi për ditën e tyre të dasmës janë blerë në Paris dhe i përkasin firmës “Guceron”. Mjaft interesante, një rreth relativisht i trashë me disa kombinacione të vogla.

Tatuazhet
Në fakt, Jonida dhe Genti kanë në duart e tyre një rreth akoma më të shenjtë. Vetëm pak kohë më parë, në gishtat që mbahet unaza e martesës ata kanë realizuar dy tatuazhe në të cilat shkruhet emri i tyre: Gent dhe Jonida. Një tatuazh në lëkurën e tyre që simbolizon dashurinë për të mos u fshirë kurrë më. Në pjesën e pasme të gishtit Jonida ka shënuar edhe dashurinë e dytë të saj, muzikën, simbolizuar kjo nga çelësi Sol.
Darka e së shtunës
Dy janë ditët që zhvillohet dasma e çiftit. E enjtja që sapo lamë pas, ku u krye dhe ceremonia e celebrimit dhe dita e sotme, pra e shtuna. E pikërisht sot në ambientet e Hotel Sheraton zhvillohet një darkë madhështore, tipike tradicionale shqiptare. Si Jonida ashtu edhe Genti kanë vendosur të kenë një darkë të përbashkët me të njohurit e tyre. Ky vendim është marrë sipas tyre pasi prej katër vitesh ata bashkëjetojnë dhe do të dukej shëmtuar që të zhvillohej riti tradicional që dhëndri e merr nusen nga shtëpia. Prej katër vitesh ata janë një, dhe kjo është mënyra më e mirë që kanë zgjedhur për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Është një darkë intime, ku do të jenë të pranishëm 200 persona, miqtë më të afërt dhe të ngushtë të çiftit.

Fustanet
Fustani i ditës së celebrimit ka qenë Vintage, i stilit të viteve ’50. Sikundër gjithmonë ka dashur të bëjë diçka ndryshe nga të tjerët, duke i qëndruar preferencave origjinale, edhe këtë herë nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. I ka pëlqyer mjaft që kur e ka parë për herë të parë dhe ka dashur ta lërë surpirizë deri në fund.
Për sa i takon darkës së të shtunës, dy fustanet e kësaj nate kanë ardhur ekskluzivisht për Jonidën nga “Geraldina Sposa”. Fustanin e parë ajo e ka zgjedhur që më parë, teksa shfletonte katalogun e vitit 2008 të Pronovias. Është pikërisht modeli i Emanuel Mota, ndërsa fustani mban emrin Cairo. Një fustan tipik nusërie. Fillimisht vjen busti, ndërsa më pas vjen fryrja gjigande e princeshës. Ka një ndryshim në fryrjet që i bëhen zakonisht fustaneve të nusërisë. Ai ka dy volume fryrjesh. Është i këndshëm dhe i thjeshtë në ngjyrë të bardhë. Pasi të jetë lodhur dhe atmosfera të jetë ndezur në maksimum, vjen dhe momenti që Jonida të ndërrojë fustanin për të treguar një tjetër të tillë, por këtë herë të shkurtër. Ai do të jetë sipër gjurit, po në ngjyrë të bardhë. Pikërisht ky fustan ka qenë në sfilatën e 2008-s së Pronovias, i cili gjithashtu do të bënte pjesë në koleksion edhe për 2009-n. Një veshje nusërie që i përket viteve ’40, pa dekolte, por me një pjesë tyli i ndërthurur me pala dhe trëndafila në disa breza.

Looku
Grimin Jonida ia ka besuar mjeshtrit Edmond Lako, ndërsa nuk ka qëndruar larg saj edhe mikesha e saj, Ema. Duke pasur gjithmonë një pasion për ta realizuar grimin vetë në pjesën më të madhe të evenimenteve ku ka qenë pjesëmarrëse, edhe këtë herë këngëtarja nuk ka lënë pa orientuar me anë të katalogëve të ndryshëm, duke shprehur kështu dëshirën e saj. Flokët i ka lënë në ngjyrë të kuqe, shoqëruar nga ondet dhe një kapje fine. Në uniformë me fustanin, nusja ka zgjedhur për të vënë në kokë një aksesor të William Sharp. I punuar vetëm me gurë të mëdhenj Zwarovski, nuk i përket stilit të kapeles, por diçka që i ka shkuar në mënyrë perfekte veshjes së saj të nusërisë. Po kështu, edhe sandalet të cilat mbajë firmën e Renne Caovilla-s, shoqëruar nga gurë Zwarovski.

Të ftuarit VIP
Në pamundësi të pranisë së disa të ftuarve VIP që Jonida kishte zgjedhur për të qenë të pranishëm në dasmën e saj, për shkak të angazhimeve të tyre koncertore nëpër vende të ndryshme, të pranishmit kanë qenë të përzgjedhur. Në darkën e madhe, Jonida ka zgjedhur një ndër mikeshat e saj më të mira, Aurela Gaçen e cila ka ardhur para pak ditësh në Tiranë, enkas për dasmën e Jonidës. Të ftuar ishin gjithashtu edhe Rovena Dilo, Alma Bektashi, Malta Susuri, Endada dhe Gerdi Vaso, Klodian Qafoku, Edmond Lako si dhe shumë të tjerë. Ndërsa këngëtarët që kenduar për kënaqësinë e çiftit, familjarëve dhe të të gjithë të pranishmëve janë Bujar Qamili dhe vëllezërit korçarë.

collagedasma.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201