Lei Kraja është bërë nostalgjike ditën e sotme dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të vjetër nga fëmijëria. Fotografia është shkrepur shumë vite më parë, kur Lei ka qenë një vogëlushe shumë e ëmbël. Siç duket nga fotografia, moderatorja nuk ka ndryshuar aspak që nga ajo kohë dhe vazhdon ende të ketë thuajse të njëjtat tipare.
“Kam ende të njëjtën rrudhë. E njëjta fytyrë, përveçse isha më e bukur. Fakt, njëri nga veshët e mi është ende më i madh se tjetri. Dhe një sy vazhdon të jetë ndryshe nga tjetri”, shkruan Lei përkrah fotos së saj.