INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot është një ndër vajzat më seksi të ekranit, por ja si nisi karriera televizive e Luana Vjollcës

Sot është një ndër vajzat më seksi të ekranit, por ja si nisi karriera televizive e Luana Vjollcës

Publikuar më: 17:53 21-05-2018

“Luana Vjollca është një grua me shumë talente. Jo vetëm që është një këngëtare e famshme, por edhe një moderatore edhe producente”. Kështu e nis shkrimin e dedikuar për Luana Vjollcën revista “Onn”. Në një intervistë për jetën dhe karrierën e saj me revistën e huaj, Luana flet për hapat e saj të parë në botën e televizionit.

“Isha në një sallon bukurie pranë shtëpisë time, teksa po rregulloja flokët. Një stilist i famshëm në Shqipëri më pa dhe më kërkoi të isha imazhi i kompanisë së tij. Isha vetëm 14 vjeç. Falë tij, arrita të bashkëpunoja me shumë revista prestigjoze në Shqipëri. Isha kaq shumë e lumtur që kjo koicidencë e mrekullueshme ndodhi. Më pas, mora pjesë në një audicion në televizion dhe doja ta prezantoja veten sa më mirë. U ngrita dhe dola përpara jurisë. Nga natyra jam shumë mistrece dhe performanca ime kishte shumë humor dhe energji. Mbaj mend, që u rrotullova dhe i shkela syrin kameras. Kasti ishte kaq shumë i surprizuar dhe për përzgjodhën! Dhe ja ku jam, pas 11 vjetësh eksperiencë në botën e televizionit. “- tregon Luana Vjollca.

Luana u ndal edhe në ekperiencën e saj të parë si prezantuese e motit.

“Unë isha vajza e parë në Shqipëri që prezanonte motin. Të them të drejtën, në fillim, nuk isha shumë e bindur se ishte një punë që unë mund ta bëj sepse unë dua të lëviz në skenë e të bëj shaka. E të prezantoje motin, duhet të jesh serioze. Gjithsesi e pranova dhe resultati ishte surprizuar. Jo vetëm që u prit shumë mirë nga publiku, por edhe nisën të na kopjonin. Më pas më besuan projekte të tjera që më rritën profesionalisht.” – përfundoi moderatorja Luana Vjollca.

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064