Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Efi Dhedhes u kthye në një personazh mjaft të dashur për publikun gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi dhe pasi doli nga shtëpia.
Por pavarësisht famës, Efi ka qenë gjithmonë një personazh i rezervuar përsa i përket familjes dhe jetës së saj private. Mesa duket ajo paska vendosur të bëjë një përjashtim sot, pasi para pak minutash ajo ka publikuar në “Instagram” një foto të sajën para 11 vitesh. Efi shfaqet në foto bashkë me një mikun e saj ku e ka uruar për ditëlindje me një urim mjaft special:
Efi ka qenë jo pak e komentuar nga publiku për ndërhyrjet kirurgjikale, por mesa duket me këtë postim ajo ka hedhur poshtë gjithë aludimet e mundshme. Vihet re qartë se buzët, hunda dhe mollëzat janë identike me tiparet që ka pasur bukuroshja kur ka filluar të shfaqet në ekran.