INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot është një nga yjet e showbizz-it por do të habiteni se çfarë bënte Kendall Jenner kur ishte e vogël për t’i...[VIDEO]

Sot është një nga yjet e showbizz-it por do të habiteni se çfarë bënte Kendall Jenner kur ishte e vogël për t’i...[VIDEO]

Publikuar më: 12:14 20-03-2018

Sot i shikojmë disa nga yjet e showbizz-it të kenë pasuri marramendëse dhe të bëjnë një jetë në skajet e luksit, por jo gjithmonë edhe fëmijëria e tyre ka qenë e lehtë.

Për shembull aktualisht Kendall Jenner është një nga modelet më të paguara në botë, por në fëmijërinë e saj bukuroshja duhet të sforcohej disi për të marrë 5 dollarë nga familja.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Kendall shfaqet duke i kërkuar babait të saj Bruce Jenner 5 dollarë, por ky i fundit nuk pranon t’ia japë kaq lehtë.

“Nuk e kam problem t’i jap fëmijëve të mi para, por ata duhet të mësohen t’i fitojnë ato”, ka thënë Bruce.

Ndërkohë që Kendall i tregon se i duhen lekët për të dalë me shoqet, ai i thotë: “Duhet t’i fitosh, do i bëje 10 dollarë në qoftë se nxjerr qenin shëtitje, pastron dhomën tënde dhe makinën”.

Shembull mëse i mirë. Kështu duhet të edukohet shumica e fëmijëve. Që ta kesh diçka në fillim duhet ta meritosh.

 

Part 2?

A post shared by Kardashian Videos (@dashuniverse) on

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494