INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare, por dikur i shiste parfum Rihannës

Sot është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare, por dikur i shiste parfum Rihannës

Publikuar më: 22:32 25-09-2018

Sot ajo është një prej këngëtareve shqiptare që ka arritur majat e suksesit në skenën ndërkombëtare, por Bebe Rexha nuk ka qenë gjthmonë ylli i pop-it që njohim sot.

Disa vite më parë, para bashkëpunimit të saj me yjet më të mëdhenj të muzikës, Bebe punonte në një qendër tregtare.

“Duket qesharake, por i kam shitur parfum Rihanna-s. Ajo erdhi në qendrën tregtare, ku unë punoja, kishte vënë buzëkuq të kuq dhe mbante syze. As nuk e kisha idenë që një vit më vonë do të shkruaja këngën e saj numër 1. E ndryshoi jetën time totalisht”, -është shprehur këngëtarja.

Një vit më vonë Bebe do të kishte një prej bashkëpunimeve të saj më të suksesshme me Rihanën, duke shkruar këngën “Monster” për të.

E që nga ai moment, sukseset e saj nuk kanë të mbaruar.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417