Ndonëse nuk është më pjesë e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj vazhdon të mbetet shumë e komentuar në rrjet. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit.
Një ndër ta e ka pyetur se cila është fotoja e saj e preferuar dhe Shqipja ka publikuar një foto në moshën 24-vjeçare. Atëherë ajo ishte një figurë e panjohur për publikun, megjithatë duket e njëjta Shqipe.
Kujtojmë se ish-konkurrentja nuk e gjeti dashurinë në “Përputhen”, nga ku u përjashtua. Në bisedën me ndjekësit ajo ka shkruar se nuk e humb shpresën për të gjetur dashurinë e vërtetë.