INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot është shumë seksi dhe e njohin të gjithë, por shihni si dukej Trejsi Sejdini para se të bëhej e famshme! [FOTO]

Sot është shumë seksi dhe e njohin të gjithë, por shihni si dukej Trejsi Sejdini para se të bëhej e famshme! [FOTO]

Publikuar më: 19:25 23-01-2019

Trejsi Sejdini është njëra nga femrat shqiptare më të përfolura në “showbizin” tonë që pas kurorëzimit si “Miss Universe Albania’, por jo vetëm.

Trejsi përfaqësoi Shqipërinë në Tajlandë në eventin e madh “Miss Universe”, ku edhe pse nuk fitoi çmimin e parë, nuk doli duarbosh pasi fitoi shumë fansa dhe kjo u pa fare mirë në rrjetet sociale. Ndjekësit tajlandezë të 18 vjeçares nga Elbasani që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, që prej fillimit e kanë pritur mjaft mirë dhe teksa arriti në aeroportin e tyre ata e pritën me flamuj shqiptarë dhe me postera dashamirës.

Lidhur me pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment, ajo foli para pak ditësh në “Fun Day” me Fatmën, intervistë të cilën mund ta shikoni në YOUTUBE.

Por e keni parë si dukej Trejsi para se të bëhej e famshme? Bukuroshja ka publikuar një foto në Instagram ku tregon se si duket tani dhe si dukej para 10 viteve si pjesë e sfidës “10 years challenge” dhe me të vërtetë është si një kukull e bukur. 

"Faleminderit Zot per cdo gje qe me ke dhene ne jeten time. Faleminderit per cdo gezim dhe cdo hidherim , sepse fundja cdo gje ne jete ndodh per nje arsye . Faleminderit Mam per cdo sakrifice ,per tu bere akoma me e forte dhe e afte per te perballuar cdo gje ne jete", shkroi ajo në foton ku bllokoi komentet.  

Ja që Trejsi nuk ka ndryshuar shumë, por vetëm është zbukuruar. 

 

SEJDINI.png

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602