INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot flet drejtësia për Saimir Tahirin. Krimet e Rënda vendosin për gjykimin e tij

Sot flet drejtësia për Saimir Tahirin. Krimet e Rënda vendosin për gjykimin e tij

Publikuar më: 08:26 15-10-2018

Kjo e hënë është shumë e rëndësishme për Ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sot, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve.

Pikërisht sot përfundon afati i hetimit pas dy shtyrjesh dhe prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim ish-ministrin Tahiri apo do të pushojë çështjen ndaj tij.
Ndërkohë, burime mediatike pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë pohuar se grupi i hetimit i kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit. Kjo kërkesë pritet t’i bëhet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë mbi fatin e dosjes.
Nga hetimet e kryera, ish-ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Këto dyshime, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorrike dhe detare në emër të ish-ministrit Tahiri.
Por një ditë më parë ish ministri zgjodhi të jetë prezent në media. Ai publikoi disa fotografi në rrjete sociale, ku kalëronte mbi një kalë. Por kjo sjellje e ish ministrit ka sjellë dhe reagimin e opozitës së djathtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664