INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot ish drejtori i burgjeve dhe ish deputeti do të dalin përpara togave të zeza

Sot ish drejtori i burgjeve dhe ish deputeti do të dalin përpara togave të zeza

Publikuar më: 08:40 24-10-2018

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë është vënë nën masa të forta sigurie, në një kohë kur priten të jepen masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të drogës, të arrestuar të hënën në operacionin e gjerë “Vol-Vo 4”.

Droga, korrupsioni dhe skema e tjetërsimit të tokave do të gjykohen si një histori e pandarë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila do të vlerësojë kushtet sesi u arrestuan dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Dy ish deputetët u arrestuan të dielën, ndërsa nga i gjithë aksioni i policisë FNSH dhe RENEAS kanë përfunduar në pranga 27 persona.
Në të njëjtën dosje janë edhe ish-policë, që njoftonin kriminelët dhe favorizonin personat e inkriminuar për të dalë jashtë vendit, si dhe grupin “Avdylaj”.
Edhe pse me episode të veçuara, ajo që i bashkon të gjithë të arrestuarit e megaoperacionit “Vol-Vo 4” është “grupi i Shijakut”, që mban mbiemrin e fisit Avdylaj.

Article Logic
Execution time: 0.0015618801116943