Ndoshta kemi të bëjmë me versionin shqiptar të Kardashians, sepse zënkat e tyre familjare janë kthyer në qendër të vëmendjes në mediat rozë.
Tashmë është fakt i ditur që Tuna dhe kunati i saj Robert Berisha nuk shkojnë aspak mirë me njëri-tjetrin , pasi ky i fundit u shpreh se nuk don ta shikojë më me sy kunatën e tij.
Kështu nisën komentet dhe polemikat midis Robertit dhe Patrisit ku ky i fundit u komentua shumë në media për shprehjen 'vëllau është si shkjau(serb).
Por dikur Nora dhe Tuna ishin mike të mira dhe në çdo event ishin bashkë.
Gjithashtu në rrjete sociale po qarkullojnë foto të Tunës dhe Nora Istrefit në kohën kur ato festonin Halloween-in bashkë.
Ato shihen në një klub nate me Afërdita Dreshajn duke festuar dhe qeshur së bashku.