Të bukura, seksi dhe shumë të suksesshme!
Kështu mund të përshkruhen më së miri motrat Istrefi. Nëse të gjithë i njohim Norën dhe Erën, nuk ndodh e njëjta gjë me motrën tjetër Nita. Nora dhe Era janë ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri dhe jo vetëm, por pas veshjeve të tyre në projektet muzikore fshihet, Nita, e cila gjithmonë sigurohet që dy motrat e saj këngëtare të jenë të kuruara në detaje në çdo dalje të tyre.
Por e keni parë se si dukeshin motrat Istrefi vite më parë kur ishin të vogla, pikërisht atëhere kur nuk e kishin menduar se do të ishin kaq të famshme.
Në këtë fotografi të tyre, e para është Nita, mes motrave është e vogla Era e cila duket se ka ndryshuar jashtë mase, ndërsa e fundit është Nora e cila i ka të lyera buzët e kuqe.