INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot kanë martesën perfekte, por dikur Ami dhe Ermali kanë kaluar shumë vështirësi! E thotë vetë moderatori: Nuk ka qenë e lehtë ... [FOTO]

Sot kanë martesën perfekte, por dikur Ami dhe Ermali kanë kaluar shumë vështirësi! E thotë vetë moderatori: Nuk ka qenë e lehtë ... [FOTO]

Publikuar më: 16:23 31-03-2019

Një nga të ftuarit specialë të ditës së sotme në ‘E diell’ ishte moderatori i njohur, Ermal Mamaqi. Ai ka folur gjatë për eksperiencën e tij si producent i filmit ‘Dy gisht mjaltë’ dhe bashkëpunimin në rolet protagoniste me këngëtaren, Elvana Gjata.

Përgjatë bisedës, Ermali u ndal edhe tek marrëdhënia e tij e gjatë me bashkëshorten, Amarda Toska. Të dy janë personazhe shumë të dashur për publikun, ndaj kurioziteti për martesën e tyre është i madh. “Në 9 vite martesë, akoma tek faza e mjaltit je me Amin?”, e ka pyetur Ervin Kurti.

“Lidhja ime me Amin, në kohën kur ne u dashuruam për herë të parë dhe e kuptuam që ishim për njëri-tjetrin, nuk ka qenë e lehtë, sidomos për mua, por dhe për të. Kemi pasur shumë vështirësi, për disa arsye dhe unë besoj se atë pjesën e keqe që ndodhet poshtë mjaltit, e kemi kaluar, kështu që tani kemi vetëm mjaltë”, është shprehur Ermali.

Ai gjithashtu ka treguar se vëretja e vetme që ka ndaj Amit në lidhje me fëmijët, është se ajo ia ‘lehtëson’ gjithmonë gjërat djalit. Kjo nuk është hera e parë që Ermali zbulon detaje nga lidhja e tij me Amin, pasi e kanë vërtetuar shpesh herë nëpër intervista që kanë një marrëdhënie perfekte me njëri-tjetrit dhe fëmijët.

640-0-5aa632358b45a-600x331.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662