INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot jepet lamtumira e fundit për shkrimtarin Dritëro Agolli

Sot jepet lamtumira e fundit për shkrimtarin Dritëro Agolli

Publikuar më: 09:26 05-02-2017

Ai do të përcillet me nderimet më të larta!

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur vendimin e marrë nga Komisioni Shtetëror për homazhet e Dritëro Agollit, të cilat do të mbahen sot në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:30-13.00.

 

Akademiku dhe shkrimtari i i njohur u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare.

Jeta dhe vepra e tij i kanë dhënë botës shqiptare aq shumë dashuri dhe virtyt sa emri dhe nderimi ndaj tij do të mbijetojë nëpër kohëra.

Ai ishte për shumë vite kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, gazetar i shtypit të asaj kohe dhe deputet për afro 3 dekada në tranzicionin mes dy sistemeve politike.

Agolli është i njohur për lirikat e ndjera të dashurisë njerëzore dhe atdhetare, kushtuar njeriut dhe vendlindjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656