INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot kishte gjyqin, Emiljano Shullazi përfundon në spital

Sot kishte gjyqin, Emiljano Shullazi përfundon në spital

Publikuar më: 10:20 16-02-2017

Një javë pas ndërhyrjes kirurgjikale, Emiljano Shullazi ka përfunduar sërish në spital.

Në ditën e gjyqit të tij, ai është dërguar në një klinikë private për të kryer kontrolle pas operacionit të cilit iu nënshtrua javën e kaluar, siç bënë me dije burime nga BalkanWeb. Kjo do të jetë seanca e dytë rresht në të cilën Shullazi nuk paraqitet në sallën e gjyqit, pasi edhe herën e fundit është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës. Seanca e sotme ishte planifikuar të zhvillohej në orën 13:00, por as këtë herë i dyshuari kryesor nuk mundi të jetë i pranishëm. Ai u transportua nga burgu në spital i shoqëruar nga forca të shumta sigurie.

Mungesa e Shullazit nuk ishte e vetmja, pasi në sallën e gjyqit nuk u paraqit as Eno Bushi, avokati mbrojtës i të dyshuarit Gilmando Dani, duke bërë kështu që seanca e sigurimit të provës të shtyhet nga gjykata për në datën 16 shkurt. Në këtë mënyrë sigurimi i provës në gjykatë shtyhet për herë të 10-të, me avokatët e të dyshuarit që refuzojnë të bëjnë ballafaqimin me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja, i cili ka kallëzuar të dyshuarit për gjobvënie. 

Article Logic
Execution time: 0.0031988620758057