Ka nisur protesta e paralajmëruar para godinës së Bashkisë së Kavajës, kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të kësaj bashkie. Në protestë është ish-kryetari Isa Sakja dhe mbështetës të tij demokratë. “Sot do të jem në detyrë. Vazhdoj detyrën, nuk mund të lë bashkinë kur vetëm 5 për qind e qytetarëve të Kavajës kanë votuar", tha Sakja.
Nga protestuesit dëgjohet të thërrasin “Rama ik” dhe “Poshtë komunizimit”. Protesta e sotme ishte e paralajmëruar ditë më parë. Kjo pasi sot konstituohet Këshilli i dytë Bashkiak i një bashkie që është drejtuar nga e djathta.
Kryebashkiakët demokrat kanë paralajmëruar se nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre për t’u vendosur kryebashiakët e rinj socialistë.
Këshillat Bashkiakë që do konstituohen sot:
-Në orën 10:00 do të konstituohet i Këshillit Bashkiak Tepelenë.
-Në orën 12:00 do të konstituohet Këshilli Bashkiak Memaliaj
-Në orën 18:00 do të konstituohet Këshilli Bashkiak Libohovë. Të pranishëm do të jenë edhe deputetët e qarkut Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo.