INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, Ademi në zyrë, militantët e PD në protestë

Sot konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, Ademi në zyrë, militantët e PD në protestë

Publikuar më: 09:46 19-08-2019

Ditën e sotme do të konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Fillimisht ishte lajmëruar se do të organizohej në ambientet e Prefekturës. Por për shkak të protestës së paralajmëruar nga PD konstituimi do të bëhet në ambientet e bibliotekës së Universitetit të Shkodrës.
Dega e Shkodrës e ka konsideruar si provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama, konstituimin e Këshillit Bashkiak në ambientet e universitetit, ku theksojnë se nuk do të lejojnë që aty ku 30 vite më parë u mblodhën të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist, të vendoset një tjetër regjim.
Për këtë arsye u bëjnë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestave. Po kështu selia e PD-së në Shkodër i ka kërkuar Rektorit të Universitetit ‘’Luigj Gurakuqi’’ Adem Bekteshi ‘’të ruajë strikt paanshmërinë politike të institucionit’’.
Ndërkohë, para Prefekturës janë mbledhur militantët e Partisë Demokratike, të cilët pritet të protestojnë kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Shkodrës. Protestuesit nga Prefektura po zhvendosen tek universiteti.
Në këtë protestë marrin pjesë të gjithë ish-deputetët e PD në qarkun e Shkodrës si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Nga ana tjetër, krybashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka shkuar në zyrë dhe po vijon punën si ditët e tjera. Ajo pritet të bashkëngjitet protestës.

Gjatë kësaj të hëne do të bëhet vetëm konsituimi i Këshillit të ri Bashkiak, ndërsa betim të kryetarit nuk do të ketë. Kjo pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqje pas zbulimit nga PD të një vendimi të dhënë në Itali për trafik droge.

Plani i PS është që drejtimi i bashkisë nga bëhet nga një prej dy nënkryetarëve, që do zgjidhen nga anëtarët e Këshillit Bashkiak që do të konstituohet sot.


Shkodra, një bastion i së djathës, i drejtuar së fundmi nga Voltana Ademi, është “kalaja” e fundit në drejtimin e PD-së.

Article Logic
Execution time: 0.0032429695129395