INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sot Konventa e LSI. Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare [VIDEO]

Publikuar më: 14:20 06-07-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim zgjedh sot Monika Kryemadhin në krye të saj.
Petrit Vasili dha dorëheqjen nga posti i kryetarit pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, por kryesisë i la një propozim për pasardhësin e tij në krye të lëvizjes socialiste për integrim.
Petrit Vasili:
“Propozoj Monika Kryemadhin si kandidate për kryetarë të LSI”.
Propozimi i Petrit Vasilit mori mbështetjen e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që gara për postin e kryetarit ishte e hapur. Edhe pse kryetari në ikje Petrit Vasili i la 4 ditë kohë të gjithë anëtarëve të LSI që synojnë të marrin drejtimin e kësaj force politike, IN Tv ka mësuar se nuk ka asnjë kandidat tjetër përballë Monika Kryemadhit. Është Konventa e LSI, ajo që merr vendimin sot për drejtuesit e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kalon në opozitë pas 8 vitesh në pushtet. Kalimi në opozitë kërkon riorganizim të strukturave të LSI, siç kanë thënë përfaqësues të lartë të kësaj force politike, pasi sipas tyre gjatë 4 viteve të fundit vendit i ka munguar opozita.

Article Logic
Execution time: 0.002234935760498