Pavarësisht krizës politike, KQZ vijon punën përgatitore për zgjedhjet politike. Në respekt të afateve të përcaktuar në Kodin Zgjedhor, KQZ pritet që të mblidhet për të miratuar formatin e fletëve të votimit për zgjedhjet e 18 qershorit.
Në mbledhjen e parashikuar të nisë në orën 11:00 do të miratohet moduli i fletës së votimit dhe përmbajtja e saj, më pas ky modul do i dërgohet kompanisë së prodhimit të fletëve të votimit.
KQZ miratoi dje listat shumë emërore të Partive Politike të regjistruara në zgjedhjet e 18 qershorit. Janë regjistruar 15 parti politike.
27 kandidatë rezultuan se kishin marrë dënime nga gjykatat por që nuk ndaloheshin për të kandiduar në bazë të ligjit të dekriminalizimit.